AktualitetBota+Të fundit

Tajvani që ka frenuar COVID-19, paralajmëron për një valë të re të pandemisë

Përderisa Tajvani ka qenë në gjendje të frenojë koronavirusin e ri (COVID-19) me masa efektive që ka ndërmarrë, zyrtarët që luftojnë kundër virusit me përdorimin e një sistemi efektiv dhe përdorimin intensiv të teknologjisë dixhitale paralajmërojnë se pandemia mund të përhapet sërish në periudhën e vjeshtës dhe dimrit.

Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në Tajvan (CDC) në një deklaratë për AA lidhur me të ardhmen e pandemisë dhe hartën e rrugës së ndjekur në luftën kundër virusit në Tajvanin me një popullsi prej rreth 24 milionë banorë pas përhapjes së COVID-19 i cili shpërtheu nga Kina.

Në deklaratë thuhet se Tajvani i cili ndodhet vetëm dy orë me avion nga Kina, është vazhdimisht në vigjilencë dhe në veprim proaktiv kundër sëmundjeve epidemike bashkë me sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes (SARS) që u shfaq në Kinë në vitin 2003.

Qeveria e Tajvanit ka monitoruar vazhdimisht koronavisurin e ri (COVID-19) i cili fillmisht u raportua si “pneumoni misterioze” kur u shfaq në dhjetor 2019 në qytetin Wuhan të rajonit Hubei në Kinë, thuhet në deklaratën ku njoftohet se pas përcaktimit të rastit të parë me COVID-19 më 20 janar, CDC aktivizoi Komandën Qendrore për Qendrën Epidemike (CECC) për “pneumoninë e pazakontë infektuese të rëndë”.

Që nga 5 shkurti në Tajvan u ndalua hyrja nga Kina dhe rajonet speciale administrative Hong Kong dhe Makao, ndërsa më 10 shkurt u zbatua karantina 14 ditore në shtëpitë e tyre për të ardhurit në Tajvan.

CECC më 27 shkurt “pa e kyçur Tajvanin” e ngriti nivelin e alarmit kundër COVID-19 në nivelin e “sigurisë kombëtare” rikujtohet në deklaratë ku vihet theksi se CECC fillimisht kundër pandemisë organizoi të gjitha njësitë qeveritare, përgatiti hartën e rrugës për veprimet masive të njerëzve, bëri përgatitje për pajisjet mjekësore, ndoqi epideminë, forcoi masat dhe organizoi plane për kryerjen e skanimeve për udhëtarët në pikat kufitare.

Elementet teknologjike dhe dixhitale në luftën me pandeminë

Në Tajvan për të cilin pritej që të prekej rëndë nga pandemia e virusit për shkak të afërsisë gjeografike me Kinën dhe si një destinacion ku udhëtojnë intensivisht turistët kinezë deri më tani nga COVID-19 kanë humbur jetën 6 persona dhe janë regjistruar 426 raste.

Në deklaratë thuhet se në aeroportet dhe portet në Tajvan u vendosën detektorë dhe pajisje me infra të kuqe për temperaturën si dhe u krijua sistem elektronik për të mundësuar udhëtarët që të deklarojnë situatën e tyre shëndetësore dhe që karantina në shtëpitë e tyre të përfundojë në mënyrë efektive.

Falë sistemit udhëtarët nëpërmjet një matrice për të dhënat mund të ngarkonin online formularët lidhur me situatat e tyre shëndetësore dhe këto informacione u ekzaminuan në “depozitën e madhe të të dhënave” që u formua me informacionet e siguruara nga njësitë e ministrive të Shëndetësisë, Imigracionit, Doganës dhe Transportit.

Në Tajvan, grupet e rrezikut të lartë dhe të ulët në pandemi u monitoruan me shumë programe monitorimi duke përdorur intensivisht teknologjitë inteligjente, thuhet në deklaratë.

Më tej bëhet e ditur se personat në karantinë në shtëpitë e tyre u monitoruan nëpërmjet telefonave të tyre dhe se këto programe dërgonin mesazhe tek autoritetet në rast të largimit të personave nga shtëpitë e tyre.

CDC me mbi 120 aplikacione ka drejtuar në mënyrë të drejtë njësitë e shëndetit, klinikat dhe popullatën dhe vazhdimisht ka siguruar rrjedhën e informacionit për popullatën lidhur me pandeminë.

Më 3 shkurt u themelua një platformë online e cila me emër, numër telefoni të vërtetë dhe kompjuter kryente regjistrim për të parandaluar sigurimin dhe shitjen e padrejtë siç është tregu i zi për maskat ku personat me kartat e tyre të vërteta të identitetit siguruan maskat.

Pandemia mund të përhapet sërish në muajt e vjeshtës ose të dimrit

Në deklaratë theksohet se COVID-19 mund të shënojë sërish rritje në muajt e vjeshtës dhe të dimrit.

“Duke parë rrjedhën e pandemisë globale, virusi ka tregur zhvillim fillimisht nga Kina dhe më pas drejt vendeve në Evropë, Lindjen e Mesme dhe SHBA. Vendet e Afrikës, Amerikës Latine dhe të Azisë Juglindore mund të jenë rajone të rëndësishme ku epidemia të regjistrojë zhvillim në të ardhmen. Tajvani deri më tani ka mundur të mbrojë veten. Por, struktura e virusit ndryshon vazhdimisht dhe për këtë arsye ne jemi ende në gadishmëri dhe nuk e nënvlerësojmë situatën”, thuhet në deklaratë.

Më tej në vijim thuhet se “Nëse vërejmë karakteristikat e virusit shikojmë viruset e rrugëve të frymëmarrjes si gripi që nuk janë efektivë në mjediset e nxehta dhe me lagështi. Ndërkohë që edhe numri i personave të infektuar me COVID-19 nuk është i mjaftueshëm për të fituar ‘imunitetin e tufës‘. Prandaj pandemia mund të tregojë sërish rritje në muajt e vjeshtës ose të dimrit në këtë vit”./AA

 

Fraksion.com