AktualitetKosovaTë fundit

Shkarkohet nga detyra kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, të enjtën ka nënshkruar vendimin për shkarkimin nga detyra të Kryeshefes së Inspektoratit Policor të Kosovës, (IPK) Miradije Kelmendi.

Në një njoftim për media thuhet se “ky vendim erdhi pas analizës së gjetjeve nga dy raporte: Raporti me rekomandime për Mbikëqyrje të zbatimit të ligjit për IPK-në, i cili ndër të tjera rekomandon edhe shkarkimin e znj. Kelmendi, si dhe Raporti i Auditimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme të vitit 2018″.

Në njoftim thuhet se këto masa këto masa janë në vazhdën e adresimit të shkeljeve të konstatuara në Inspektoratin Policor të Kosovës, bazuar në gjetjet e raporteve të sipër përmendura.

 

Fraksion.com