AktualitetNATO/BETë fundit

NATO: Polonia dërgon mision mjekësor në Shtetet e Bashkuara

Një mision mjekësor nga Instituti Ushtarak i Mjekësisë në Varshavë u nis për në Chicikago të enjten (23 prill 2020), për të ndihmuar në luftën e përditshme kundër COVID-19, dhe për të shkëmbyer mësime të mësuara dhe praktikat më të mira.

Ekipi prej nëntë anëtarësh do të vizitojë spitale të ndryshme në Chicikago gjatë misionit të tyre javor, dhe do të shkëmbejë njohuritë e tyre përmes seminareve dhe konferencave online me institucionet mjekësore, përfshirë Spitalin John H. Stroger, Cermak Health – Cook County dhe Qendrën Mjekësore Universitare Rush. Mjekët polakë gjithashtu do të punojnë së bashku me homologët e tyre amerikanë për të trajtuar pacientët në Qendrën e Konventave McCormick Place, spitali më i madh fushor në qytet.

Zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu përshëndeti misionin, duke thënë: “Aleatët e NATO-s qëndrojnë në solidaritet për t’iu përgjigjur pandemisë COVID-19. Duke punuar së bashku, kombet tona kanë ndihmuar njëri-tjetrin për të shpëtuar jetë, përfshirë këtu edhe shkëmbimin e ekspertizës mjekësore. Misioni mjekësor polak në Chicikago tregon edhe një herë se në përballjen me sfidat globale, ne jemi bashkë më të fortë. ”

Mjekët polakë nga Instituti Ushtarak i Mjekësisë, së bashku me kolegët e tyre nga Qendra Polake për Ndihmë Ndërkombëtare, më parë kanë ndihmuar mjekët në rajonin e Lombardisë së Italisë, dhe aktualisht janë gjithashtu duke punuar me mjekë sllovenë në Ljubljana.

Fraksion.com