AktualitetTë fundit

MSH: Testi i parë për COVID-19 në Shqipëri është kryer më 31 janar 2020

Testi i parë për COVID-19 në Shqipëri është kryer më 31 janar të këtij viti. Kështu u shpreh në përgjigje të interesit të medias, përfaqësuesja e ISHP, Rovena Daja në përfundim të përditësimit të bilancit për ditën e sotme.

Daja tha se testi i parë është kryer në laboratorin e Virologjisë ndaj një personi të dyshuar, pa sqaruar se si ka rezultuar ai.

Lidhur me riatdhesimet dhe përse shtetasit shqiptarë që kthehn në Atdhe nuk karantinohen në Kavalishencën e Durrës,  ajo tha se është vendosur për struktura të posacme duke qenë se numri i personave që kthehen është i lartë.

 

Fraksion.com