Greqi: 125 viktima në total, 55 raste të reja në 24 orët e fundit me COVID-19
Greqia ka shënuar një rritje të ndjeshme të shifrave teksa janë regjistruar 4 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Po ashtu janë edhe 55 raste të reja duke kujtuar se vetëm dje kishte 7 raste të reja.
Në fakt tek kjo rritje e ndjeshme kanë ndikuar dy vatra të reja, një klinikë private me 29 të infektuar mjekë dhe infermierë në Pelisteri të Athinës si dhe kampi i refugjatëve në Malakasa ku janë konfirmuar 15 policë me COVID-19.
Ndërkohë në total Greqia numëron 125 viktima dhe 2 mijë e 463 raste me COVID-19.
Fraksion.com