AktualitetTë fundit

Do fuste drogë në burgune Drenovës; Arrestohet polici

Një efektiv policie në burgun e Drenovës në Korçë ka rënë në pranga pasi është kapur në tentativë e sipër për të futur lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa si dhe heroinë.

Hakil Zeres iu gjet droga brenda çorapeve, 2 qese me kanabis dhe 2 të tjera në pjesën intime të trupit nga të cilat një me heroinë.

Po ashtu Zeres i është gjetur drogë edhe në banesë gjatë një kontrolli pas arrestimit të tij, peshore elektronike, heroinë dhe kanabis.

Njoftimi

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Drenovë”, kryen një operacion të mirëkoordinuar për arrestimin e një punonjësi të kësaj IEVP-je për të cilin ka pasur dyshime bindëse mbi aktivitetin e tij.

Pas të dhënave të grumbulluara, u be vlerësimi konkret dhe organizimi i punës, ku më datë 21.04.2020, gjatë ushtrimit të kontrollit fizik të punonjësve të policisë së burgjeve, shtetasit me iniciale H.Z ju kërkua një kontroll edhe më i imtësishëm.

Gjatë kontrollit, në trupin e tij i janë konstatuar dy qese të vogla ku në brendësi të tyrë është gjetur lëndë narkotike e dyshuar si canabis sativa.

Ndërkohë, në pjesë të trupit i janë konstatuar dy qese të tjera, ku në njërën prej tyre u gjend një sasi lënde narkotike e dyshuar si canabis sativa dhe në tjetrën lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.

Menjëhere pas këtij konstatimi, në bashkepunim edhe me Policinë e Shtetit, punonjësit H.Z ju krye një kontroll banese në fshatin Voskopoje ku edhe atje u gjet një sasi e konsiderueshme lende narkotike e dyshuar si canabis sativa.

Pas peshimit të bërë në ambjentet e Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Korçë” rezultoi se ishin gjithësej rreth 22 (njëzet e dy ) gram lëndë narkotike e dyshuar si canabis sativa dhe rreth 3.8 (tre pikë tetë ) gram lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.

Lenda e dyshur canabis sativa e gjetur ne banesen e shtetasit H.Z në fshatin Voskopojë mbas peshimit rezultoi te ishte 299.4 gram.

Ne banesen e tij u gjet edhe një peshore e vogël elektronike me mbetje lëndë të dyshuar si canabis sativa dhe 10 fara të dyshuara si canabis sativa.

Nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, u bë arrestimi në flagrancë për shtetasin H.Z për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, te parashikuar nga neni 283/1 dhe 324/a/2 i Kodit Penal.

Materialet procedurale ju dërguan Prokuorisë së Rrethit Korçë, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, te parashikuar nga neni 283/1 dhe 324/a /2 i Kodit Penal ne ngarkim te  shtetasit H.Z.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, siguron se me përgjegjshmëri të plotë po vijon punën më tej për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.

Ju falëminderit!

 

Fraksion.com