AktualitetTë fundit

Burgu 313: Italiani i burgosur infektoi 13 të tjerë me koronavirus; Të dënuarit kërkojnë lirimin

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë shënuar edhe 13 raste të reja me COVID në burgun 313 në Tiranë, kontakte të rastit të parë, që u konfirmua pak ditë më parë, italianit të arrestuar në 2018 nga RENEA në Durrës, si pjesë si pjesë e organizatave mafioze.

Por cfarë ndodh në këtë burg dhe a cfarë masash janë marrë? Sipas vëzhgimit të bërë  nga Report tv, në portën kryesore të hyrjes është vendosur një njoftim që përveç stafit, u kërkohet të gjithë OPGJ-ve, prokurorëve dhe avokatëve që do të futen në ambientet e këtij burgu që të pajisjen me maska dhe doreza, pasi në të kundër nuk do të lejohen.

Ndërkohë që në rrjetet sociale në ditët e fundit kanë qarkulluar disa video të të burgosurve te 313-ta që kërkojnë lirimin nga qelia për shkak të situatës dhe dërgimin në shtëpi si pjesa tjetër e përfituesve me leje të posaçme që janë mbi 600 të dënuar deri tani.

Në fillim të muajit prill në burgun e Rrogozhinës juristi i këtij institucioni infektoi drejtorin dhe një punonjës të burgut me COVID.

 

Fraksion.com