AktualitetPolitikëTë fundit

“Strategjia e fazës 2”; masash në Gjirokastër e Dibër, lehtësim të moderuar në Krujë, Tiranë apo Durrës

Në një komunikim me qytetarët në ‘Facebook’ kreu i qeverisë Edi Rama tha se javën e ardhshme pritet që qeveria të hartojë një plan masash të tjera për sa i përket hapjes.

Sipas Ramës këto plane do të bëhen duke u bazuar tek harta e shtrirjes së virusit COVID-19, ku në zonat që ka risk të ulët, do të ketë edhe më shumë lehtësime.

Kryeministri tha se për shembull, në Gjirokastër dhe Dibër do të ketë më shumë lehtësim masash, ndërsa në Krujë, Tiranë apo Durrës, lehtësim të moderuar.

“Do të hapemi me kujdes por ama jo kudo njësoj dhe njëkohësisht. Po ta shohim sot bilancin e Shqipërisë në hartën e Ballkanit, Europës, botës po të doni, ne hymë në grupin e vendeve më të suksesshme aktualish në dy parametrat kryesorë. Të gjitha janë të rëndësishme por dy janë: numri i të vdekurve për 1 milion banorë dhe numri i të sëmurëve në terapi intensive në raport me numrin e të infektuarve sepse masat e forta shtrënguese kanë funksionuar më së miri deri këtu falë qeverisë që i mori shpejt. Më lejoni ta thëm që dëri këtu ka bërë një menaxhim shembullor por mbi të gjitha falë jush, falë qytetarëve shqiptarë dhe që në 99% keni qënë engjëj mbrojtjës të familjeve tuaja dhe të vetmet për popullin tonë.

Më tej, kryeministri u shpreh se “po të shohim hartën e Shqipërisë kemi një pamje të qartë që vala e goditjes së armikut nuk ka qënë kudo e njëjtë. Kjo do të thotë që nëse hapim kudo njësoj dhe njëkohësisht, ne rrezikojmë ta zgjerojmë dhe jo ta ngushtojmë fushë-veprimin e armikut, gjë që do t’u kushtonte padrejtësisht të gjjithëve njësoj në kthim të të gjithëve mbrapa. Sepse numri I të infektuarve dhe për pasojë i pacientëve në nevojë për terapi intensive, duke u hapur të gjithë njësoj kudo rritet niveli përtej një garancie për sistemin tonë shëndetësor. Prandaj ne do të hapim kudo por jo njësoj kudo’

“Për shembull në një zonë si Gjirokastra apo Dibra ku risku është sot për sot shumë i ulët mund të kemi më shumë lehtësim të masave ndërsa në një zonë si Kruja për momentin asnjë lehtësim apo në një zonë si Tirana dhe Durrësi që kanë intensitet popullate, një lehtësim të moderuar. Këto zona nuk janë një e përgjithnjë por mund të variojnë në bazë të dinamikës se luftës, shifrave të të infektuarve dhe sjelljes së qytetarëve ne raport me rregullat”, u shpreh kryeministri.

Sipas Ramës, “kjo qasje taktike do të na mësojë shumëçka gjatë muajit maj por mbi të gjitha do të na garantojë një hapje shumë më të sigurt dhe risk shumë më të ulët, që të mos kthehemi të giithë mbrapsht për shkak se u rrit kudo efekti i valës goditëse. Nga ana tjetër, kjo qasje do të lehtësoje shumë në zona të ndryshme, lëvizje në këmbë apo me automjet brenda përbrenda zonës, pa i detyruar zonat me risk të ulët të rrijnë mbyllur në krahasim me një zonë me riks të lartë. Për shkak se një zonë me risk të lartë jashtë kontaktit me ta, ka një zinxhir infeksionesh. Brenda disa bashkive do të lehtësojmë lëvizjen brenda territort përkatës duke hequr atë dhimbjen e kokës së fshatit për shembull për të shkuar në qytet apo të një familje të tërë për të ndenjur brenda sepse vetëm një anëtar i saj mund të dalë. Po ashtu edhe fashat orare, nuk kanë sesi të jenë njësoj si në zonat me risk të ulët ashtu edhe në zonat me risk të lartë. Nga ana tjetër, sjellja e duhur e komunitetit mund ta mbajë zonën në risk të ulët në vazhdimës. Ashtu sikundër masat e shtrënguara në një zonë më risk të lartë dhe respektimi i tyrë nga të gjithë qytetarët mund ta kthejnë atë më shpejt se vonë në një zonë me riskt të ulët. Ky është parimi taktik i fragmentimit të valës goditësë për armikun”.

 

Fraksion.com