Rusi, vazhdon rritja e rasteve me COVID-19
Rusia ende nuk ka parë ulje të vdekjeve dhe infeksioneve nga koronavirusi i ri (COVID-19) që tregon se shpërthimi ende nuk ka arritur kulmin.
Ekipi i urgjencës tha se sot 5.236 persona të tjerë rezultuan pozitiv me COVID-19, një rritje prej 9.9 për qind, duke e rritur numrin e rasteve në 57.999.
Ndërkohë, numri i vdekjeve u rrit në 513, me 57 vdekje të reja. Gjithsej 4.420 persona janë shëruar pas kontraktimit të virusit.
Ndërsa gati gjysma e personave që bartin virusin nuk shfaqin simptoma, qeveria ka rritur testimet. Janë kryer 2.5 milionë testime.
Vendi është nën bllokim deri më 30 prill ndërsa pritet zgjatja e masave. Shkencëtarët po përpiqen të gjejnë një vaksinë për virusin i cili ka bërë kërdi në të gjithë botën.
Koronavirusi është përhapur në të gjithë botën që nga shfaqja në Kinë, dhjetorin e kaluar.
Më shumë se 2.56 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën, me mbi 177.500 të vdekur, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.
Fraksion.com