AktualitetPolitikëTë fundit

“Nxjerrin në publik idiotësinë e tyre”; Rama: Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë

Kryeministri Rama deklaroi pasditen e sotme se nuk pati më motiv për ta vazhduar gjyqin me gazetarin e Bild pas njohjes me shefat editorialistë të kësaj gazete në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Në greqishten e vjetër ‘idiot’ quhej personi që s’duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta. Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa që politikën e kanë si nevojë personale dhe jashtë nxjerrin papushim në publik idiotësinë e tyre”, u shpreh Rama në reagimin e tij.

“Por paçka se fatmirësisht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin, jo për ta! U njoha me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur, sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!”,  thotë Rama.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com