NATO; Estonia i jep furnizime mjekësore Spanjës dhe Italisë
Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Aleatëve për t’iu përgjigjur pandemisë COVID-19, Estonia ka dhuruar furnizime mjekësore për Italinë dhe Spanjën, duke përfshirë 30,000 maska për fytyrën dhe 2,000 njësi dezinfektuese të prodhuara nga prodhuesi vendor Nordic Group OÜ, për secilin aleat. Për më tepër, Estonia ndau 100,000 euro përmes Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për të dy vendet. Dorëzimi u krye për herë të parë në Spanjë në 21 prill 2020 me një aeroplan ngarkesash të Forcave të Armatosura Spanjolle. Ndihma pritet të arrijë në Milano, Itali në fund të kësaj jave përmes shërbimeve të firmës logjistike DSV.
Italia dhe Spanja kërkuan ndihmë përmes Qendrës Koordinuese Euro-Atlantike të NATO-s për Reagimin e Fatkeqësive (NATO). EADRCC është mekanizmi kryesor i NATO-s për reagimin ndaj katastrofave.
Qendra operon mbi bazën 24/7, duke koordinuar kërkesat e Aleatëve dhe partnerëve të NATO-s, si dhe oferta ndihme për të përballuar pasojat e krizave të mëdha të tilla si pandemia COVID-19.
Fraksion.com