“Lexoni manualin e jetës”; Ermalin ‘e vënë përpara’ ndjekësit
Ermal Mamaqi i izoluar në shtëpi, si shumë të tjerë, ka ndarë një videomesazh me fansat e tij ku u thotë se tani është koha që ata të lexojnë libra për profesionin e tyre.
Ai u shpreh se romanet në këtë periudhë krize të papunësisë i lexojnë vetëm pensionistët dhe njerëzit e pasur pasi sipas tij ata e kanë në terezi. Romanet sipas tij kanë vlera të jashtëzakonshme por nuk është tani momenti. Është momenti të marrësh manualin se si përdoret vetja jote për të shpëtuar.
“Nuk jam kundër romaneve, përkundër kam lexuar shumë romane. Por në këtë kohë që po kalojmë, romanet i lexojnë pensionistët dhe njerëzit e pasur sepse i kanë gjërat në terezi. Nuk është momenti të lexoni romane tani, kanë vlera të jashtëzakonshme por nuk është ky momenti për romane, opera dhe balet klasik. Është momenti të marrësh manualin e përdorimit të vetes tënde dhe të fillosh edhe të mësosh si të përdoret vetja jote për të shpëtuar,”tha Ermali.
Por ndaj statusit te aktorit ka shpëthyer në kritika botuesja Arlinda Dudaj, e cila në një koment në postimin e tij tha se nuk mund ta besonte që Ermali kishte dhënë këtë mesazh.
Ajo u shpreh se mesazhi i tij është një diskriminim moshor, ndërsa theksoi se e bukura ka shpëthuar gjithmonë botën dhe këtë nuk e vendos depresioni i Ermalit në kohë karantine.
Reagimi i saj i plotë:
Ermal u futa dhe te pashe videon pasi realisht nuk mund ta besoja se mund ta kishe thene me te vertete ate qe veshet e mi degjojne nga goja jote. Pertej gjithckaje qe mund te kesh pesuar nga lodhja ne karantine, pasiguria ne te ardhmen, ate e kemi te gjithe nga i pari tek i fundit deri ne cepin me të fundit te botes.
Ashtu sic e paraqet ti duket se njeriu duhet te beje nje gje, ate qe ti beson, duke perjashtuar gjithcka tjeter. Le te mos flasim per diskriminimin moshor edhe gjinor qe i ke bere dhe here tjera, po s’ka gje te kemi falur se e kemi quajtur humor, edhe pse i tille nuk eshte. Bukuria do e shpetoje boten, e ka shpetu perhere, kete nuk e vendos depresioni im apo yti ne kohe te caktuara.
E njeriu dhe kur te shkoje ne pune, rruges per aty, tek do shkoje per buken e gojes mund te lexoje romane, se ato romane e libra te zhvillojne si njeri, te bejne njeri. Se ne fund te fundit per kete po flasim ne kohe si keto te gjejme njeriun te vetja. Me vjen keq po do mbahesh mend si opinionberesi i vetem ne historine e botes qe predikon mosleximin.
Fraksion.com