Kosovë 36 punonjës shëndetësor të infektuar me koronavirus
Në Kosovë 36 punonjës shëndetësor janë të infektuar më koronavirus, që nga shpërthimi i epidemisë muajin e kaluar.
Drejtori i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti ka publikuar të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për numrin e punonjësve shëndetësorë të prekur me koronavirus.
Sipas këtyre të dhënave,16 infermierë dhe 14 mjekë në institucionet shëndetësore, 4 mjekë dhe 2 infermierë jashtë institucioneve shëndetësore, një farmacist dhe një teknik i farmacisë, janë infektuar me koronavirusin e ri.
Kosova deri më tash ka regjistruar 604 raste të të infektuarve me koronavirus; prej tyre 18 kanë vdekur, 128 janë shëruar./rel
Fraksion.com