Koronavirusi në SHBA shumë më herët se sa mendohej deri më tani
Koronavirusi po vriste amerikanët në SHBA disa javë para se të kuptonin zyrtarët shëndetësorë, mjekët apo qeveria.
Zyrtarët e shëndetësisë tani thonë se dy njerëz vdiqën nga Covid-19 në Kaliforni në fillim të shkurtit para vdekjes së parë të raportuar nga sëmundja në Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët e qarkut Santa Clara, në veri të Kalifornisë, thanë që ata tani e dinë se njerëzit vdiqën në shtëpitë e tyre më 6 shkurt dhe 17 shkurt. I pari rast zyrtar i vdekjes i regjistruar në vend nga virusi u raportua më 29 shkurt në Kirkland, në shtetin e Uashingtonit.
Kontrolluesi mjekësor i qarkut Santa Clara, konfirmoi të martën se mostrat e indeve të marra gjatë autopsisë dhe të dërguara në Qendrën e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u testuan pozitive për virusin, thanë zyrtarët. Një vdekje e tretë e tillë ka ndodhur më 6 mars. Qarku i Santa Clara është në jug të San Francisko dhe përfshin San Jose.
“Këta tre individë vdiqën në shtëpi gjatë një kohe kur testimi shumë i kufizuar ishte i disponueshëm vetëm përmes CDC”, tha departamenti i shëndetit të qarkut Santa Clara në një deklaratë.
“Kriteret e testimit të përcaktuara nga CDC në atë kohë kufizuan testimin vetëm për individë me një histori të njohur udhëtimi dhe që kërkuan kujdes mjekësor për simptoma specifike. Ndërsa Examiner-Coroner Medical vazhdon të hetojë me kujdes vdekjet në të gjithë qarkun, ne parashikojmë që të identifikohen vdekje shtesë nga Covid-19”, thotë më tej deklarata.
Rasti i parë i konfirmuar zyrtarisht me koronavirus në SHBA ishte më 21 janar, në shtetin e Washingtonit. Lajmet e fundit nga Kalifornia tregojnë për zyrtarët që koronavirusi ishte përhapur në komunitet nga fillimi deri në mes të janarit, shumë më herët sesa mendohej.
Fraksion.com