Koronavirusi: Dorëhiqet Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil; Ja kush e zëvendëson
Krislen Keri ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil.
Burime për Report Tv konfirmojnë lajmin, teksa bëjnë me dije se ky vendim ka të bëjë me situatën e krijuar nga COVID-19, edhe pse pa dhënë shumë detaje mbi motivacionet konkrete.
Ndërkohë, referuar po të njëjtave burime mësohet se në vendin e tij është emëruar Edlira Liçi.
Liçi më herët ka qenë specialiste në sektorin e Autoritetit të Aviacionit Civil.
Kleri ka marrë detyrën në nëntor të 2017.
Fraksion.com