Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj: Dyshimet
Ashley Mattingly, ish-modelja e Playboy, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Austin, të Texas, SHBA.
Dyshimet e para janë se 33-vjeçarja, i ka dhënë fund jetës, për shkak se pranë trupit të saj është gjetur edhe një letër lamtumire.
Lajmi i trishtë raportohet nga mediat amerikane, ndërkohë që mësohet se trupi i saj i pajetë është gjetur të shtunën.
Ishte një mikja e saj ajo që lajmëroi policinë, pasi nuk po kontaktonte dot me të, kur nga hyrja në banesë agjentët u përballën me trupin e pajetë
Në letrën e lënë. Ashley shkruante se po i jepte fund jetës. Prej kohësh ajo është përballur me një betejë të vështirë me varësi nga alkooli dhe droga si dhe me dhunë të vazhdueshme nga ish-i dashuri, i cili në vitin 2012 u dënua për dhunë.
Fraksion.com