Urimi i Meghan Markle dhe Harry-t mungoi për ditëlindjen e Mbretëreshës Elizabeth
Mbretëresha Elizabeth ka festuar sot 94-vjetorin e saj mes shumë urimesh, ndonëse festimet në Mbretërinë e Bashkuar nuk u organizuan si çdo vit.
Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte fakti se Meghan dhe Harry nuk e uruan publikisht Elizabeth.
Ndjekësit kanë aluduar një sërë situatash, ndërsa revista ‘Cosmopolitan’ ka treguar se në fakt Meghan dhe Harry janë tërhequr nga rrjetet sociale prej disa javësh, ndaj dhe nuk e kanë uruar publikisht Mbretëreshën.
Në këtë ditë speciale për Elizabeth nuk ka munguar urimi nga nipi tjetër i saj, Princ William, i cili publikoi së bashku me Kate një postim në rrjetet sociale.
Fraksion.com