AktualitetTë fundit

Urgjenca e sëmundjeve të brendshme përballon rreth 100 pacientë çdo ditë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha sot se urgjenca e sëmundjeve të brendshme vijon të përballojë rreth 100 urgjenca çdo ditë dhe se prof. Eqerem Hasani nuk e ka ndaluar punë asnjë çast.

Gjatë një vizite sot pasdite në pavijonin e urgjencës, ministrja Manastirliu vlerëson kontributin e mjekëve dhe infermierëve në betejën e tyre në çdo çast për të shpëtuar jetë.

“Prof. Eqerem Hasani nuk e ka ndalur punën për asnjë moment bashkë me ekipin e tij të palodhur në urgjencën e sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Edhe pse jemi ende në mesin e një situate të pazakontë të përballjes me COVID-19, urgjenca e sëmundjeve të brendshme vijon të përballojë rreth 100 urgjenca çdo ditë dhe ku çdo ditë, shpëtohen jetë!”, shprehet ajo.

 

Fraksion.com