Life StyleTë fundit

Ukrainë: Kanibali vret të dashurën dhe e pjek për ta ngrënë

Një kanibal 41-vjeçar, i identifikuar vetëm me emrin e parë Oleksandr, është kapur nga policia ukrainase pasi kishte vrarë të dashurën e tij dhe po pregatitej për të ngrënë pjesë nga trupi i saj.

Policët e tmerruar bënë zbulimin gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në qytetin qendror të Kryvyi Rih në fillim të muajit.

Sipas tyre, Oleksandr dhe e dashura e tij 50-vjecare që nuk është emëruar, po zbaviteshin në shtëpi duke konsumuar alkool. Në një pikë, Oleksandr kishte kapur një thikë kuzhine dhe e kishte qëlluar në fyt duke e vrarë.

Më pas ai e kishte copëtuar trupin e saj dhe e kishte futur në një qese plastike. Ndërsa natën, e kishte larguar trupin rreth 500 metra nga shtëpia e tij duke e lënë në bregun e moçaltë të lumit Inhulets.

Mbetjet e trupi u zbuluan nga një kalimtar që po shëtiste me familjen e tij një ditë më vonë. Një banor tha: “Ne po kërkonim një vend për të peshkuar, kur hasëm thesin. Pashë pjesë trupi njeriu që dukeshin nga jashtë dhe thirra policinë”.

Vendasit e identifikuan shpejt viktimën dhe i treguan policisë shtëpinë e të dashurit të saj. Kur hynë atje, oficerët nisën të ndjeheshin heq nga era. Oleksandër po piqte mish nga pjesë të trupit të saj.

Ai u shpreh se po e gatuante pasi kishte uri.

 

Fraksion.com