AktualitetBota+Të fundit

Senati miraton paketën e ndihmës ekonomike prej afro 500 miliardë dollarësh

Senati amerikan miratoi një paketë ndihme ekonomike prej afro 500 miliardë dollarësh të martën, pasi Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë ranë dakord për të ripërtërirë një fond pagash për biznesin e vogël dhe siguruar fonde të reja për spitalet dhe testimin.

Projektligji tani shkon në Dhomën e Përfaqësuesve për votim. Votimi në Senat ishte i shpejtë dhe unanim, pavarësisht kundërshtimeve nga republikanët.

Presidenti Trump shprehu mbështetje në rrjetin Twitter ndërsa premtoi se do ta firmostë atë në ligj. “Senati po vazhdon të qëndrojë pranë popullit amerikan”, tha udhëheqësi i shumicës republikane në Senat Mitch McConnell.

 

Fraksion.com