AktualitetBota+Të fundit

Schaade: Jeta nuk do të normalizohet pa vaksinë kundër COVID-19

Lars Schaade,  nënkryetarë i Institutit Robert Koch deklaroi se gjendja aktuale rreth pandemisë COVID-19 nuk do të normalizohet deri në gjetjen e vaksinës.

Duke folur në një konferencë për gazetarë në Berlin, Schaade u bëri thirrje të gjithë qytetarëve gjermanë që t’i përmbahen masave të ndërmarra. “Pa vaksina jeta jonë nuk do të normalizohet”, theksoi Schaade.

Duke shpjeguar se po bëhen përpjekje për uljen e numrit të të infektuarve me koronavirus, ai tha se në javët e fundit është arritur sukses i madh.

“Megjithatë, gjendja vazhdon të mbetet serioze. Nuk shihet fundi, ashtu që virusi të zhduket. Numri i të prekurve mund të rritet përsëri”, paralajmëroi Schaade.

Ai këshilloi të gjithë qytetarët që kur të dalin të vendosin maska, posaçërisht gjatë përdorimit të transportit publik.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com