AktualitetBota+Të fundit

Presidenti vlerëson kapacitetin e testimeve për COVID-19

Presidenti amerikan Donald Trump përshëndeti punën e administratave të tij për testimin e gjerë të bërë në të gjitha shtetet mes pandemisë koronavirus.

Kjo vjen pasi disa guvernatorë nga të dy partitë politike thonë se u mungojnë furnizimet për testimet që u duhen dhe paralajmërojnë se mund të goditen nga një valë e dytë e infeksioneve, duke pasur parasysh se njerëzit pa simptoma ende mund të përhapin sëmundjen.

Presidenti Trump lavdëroi punën e bërë nga administrate e tij për testimin e gjerë ndërsa guvernatorët e disa shteteve i hodhën poshtë këto vlerësime.

Presidenti i ka krahasuar vazhdimisht ditët e fundit shqetësimet e guvernatorëve për mungesën e aftësisë për testime me ankesave e mëparshme të shteteve se nuk kishin respiratorë të mjaftueshëm për të përballuar parashikimet e qeverisë federale për individët që do të shtroheshin në spital gjatë shpërthimit të virusit.

“Qindra laboratorë janë të gatshëm, të gatshëm dhe të aftë. Disa prej guvernatorëve si shembull, guvernatori nga Merilendi nuk e kuptoi mire listën. Ai nuk kuptoi shumë atë që po ndodhte. Mendoj se tani do ta kuptojë. Është shumë e thjeshtë, por ata kanë një kapacitet të jashtëzakonshëm dhe shpresojmë të jemi në gjendje ta ndihmojmë atë. Ne do të punojmë me ta dhe me të gjithë guvernatorët”, tha presidenti.

Guvernatori republikan i Merilendit Larry Hogan tha se ai kishte kontaktuar të gjithë laboratorët në shtetin e tij që ishin në listë por disa prej tyre janë federalë dhe nuk mund të përdoren.

Shtçpia e Bardhë thotë se kjo do të ndryshojë.

Guvernatori Hogan njoftoi se me ndihmën e gruas së tij, shteti i tij mori një dërgesë të madhe të testeve nga një kompani e Koresë së Jugut që përfundimisht do të rrisë kapacitetin e testimit në Merilendj me 500,000 teste.

Ekspertët e shëndetit publik thonë se vendi duhet të rrisë në mënyrë dramatike infrastrukturën e tij të testimit nëse do të mbështesë me siguri kufizimet dhe do të rihapë bizneset pa rrezikuar një sulm të madh në infeksione.

Zyrtarët e administratës kanë këmbëngulur se Sh.B.A aktualisht kanë kapacitet të mjaftueshëm testimi për të zbatuar me siguri “Fazën e Parë” të një plani që ata lpublikuan javën e kaluar për të filluar një kthim të ngadaltë në normalitet.

Ata kanë argumentuar se shtetet mund të bëjnë dyfish më shumë prova sesa tani nëse do të përdorin të gjitha pajisjet në të cilat tashmë kanë qasje.

Presidenti tha se negociatat e fundit në Uashington për fonde shtesë të një programi shpëtimi për bizneset e vogla ende vazhdojnë, por pret një votim këtë javë për miratimin e tij.

Presidenti Trump foli gjithashtu për shtimin e rezervave të naftës në Sh.B.A. pasi çmimet e naftës ranë nën zero të hënën, shifër e pa parë ndonjëherë nga koma ekonomike e shkaktuar nga pandemia.

 

Fraksion.com