AktualitetBota+Të fundit

Numri i të burgosurve në Nju Jork, më i ulëti në 70 vjet

Numri i të burgosurve në Nju Jork ka rënë nën 4,000 për herë të parë në 70 vjet në kohën e pandemisë me koronavirus, ka thënë kryetari i këtij vendi Bill de Blasio.

Ky shtet ka punuar për të ulur numrin e personave të burgosur nga mesi i muajit mars, për shkak të shqetësimeve për përhapje të koronavirusit brenda ambienteve të burgjeve.

Më shumë se 2,000 të burgosur janë liruar, ndërkohë që numri i personave që kanë hyrë në burgje ka qenë rreth 600, në krahasim me 3,300 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kryetari i Nju Jorkut ka thënë se qyteti është duke krijuar strategjinë e vet për rezerva të pajisjeve mjekësore, duke përfshirë teste, veshje dhe ventilatorë pasi qeveria federale nuk ka ofruar mjaftueshëm.

Pas anulimit të një varg ngjarjesh ditën e hënë, de Blasio ka thënë se gjëja e parë që ky qytet do të bëjë pasi të rihapet është që të “organizojë paradën më të madhe ndonjëherë” për të nderuar punëtorët shëndetësorë dhe personat që janë në vijën e parë të frontit kundër sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Nju Jorku është epiqendra e përhapjes së pandemisë me koronavirus në Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 134,800 raste, derisa të paktën 14,400 persona janë konfirmuar apo besohet se kanë vdekur nga ky virus./rel

 

Fraksion.com