AktualitetPolitikëTë fundit

Kuvendi nis seancën plenare të radhës më 23 prill

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të enjten e 23 prillit për seancën plenare të radhës.

Zyra e shtypit e Kuvendit njoftoi sot se “seanca plenare do të zhvillohet ditën e enjte, datën 23 prill, ora 10.00, duke u bazuar te urdhëri Nr 19. Dt 21.2020, i Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi”.

“Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancës së 16 prillit: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH. Sa i takon mediave, nuk do lejohen kamera në oborr apo gazetarë në sallë”, thuhet në njoftim.

“Ashtu siç jeni njoftuar dhe më parë, për shkak të rrethanave të veçanta të zhvillimit seancës, në zbatim të masave për ruajtjen e distancës, galeria dhe llozhat do të jenë të zëna nga deputetë, për shkak të pandemisë COVID-19. Për ruajtjen, sigurinë, shëndetin e deputetëve, gazetarëve e kameramanëve, seanca do të ndiqet dhe do transmetohet live vetëm nga Radio- Televizioni Shqiptar dhe të gjitha mediat e tjera do ta marrin sinjalin nga Radio-Televizioni Shqiptar”,- theksohet në njoftimin e Kuvendit.

 

Fraksion.com