Koronavirusi; Shtohet frika globale
Shqetësimi global për përhapjen e virusit Corona po rritet, e bashkë më të dhe frika nga një krizë ekonomike dhe sociale.
Ndërsa në SHBA përqindja e njerëzve që kanë frikë se ata vetë ose një anëtar i familjes së tyre mund të jenë të infektuar është rritur me 25 përqind. Edhe në Tajlandë, Zvicër, Argjentinë, Austri dhe Japoni, njerëzit kanë tani më shumë frikë se gjatë sondazhit zhvilluar një muaj më parë.
Kurse në Itali duket se njerëzit janë mësuar me situatën, pasi frika prej infektimit me virusin Corna ka rënë me nëntë përqind.
Rrezik i paekzagjeruar
Për shkak të përhapjes globale të virusit dhe masave përkatëse të qeverive, sondazhi tregon se gjithnjë e më shumë njerëz mendojnë se rreziku është real. Në sondazhin e mëparshëm ata që besonin se rreziku prej virusit Corona nuk është i ekzagjeruar ishin 59% e të anketuarve në të gjithë botën, kurse tani janë pothuajse dy të tretat (63%).
Siç pritej në SHBA besimi se rreziku është real është dyfishuar – tani 72% nga 36% disa javë më parë. E njëjta gjë vlen pak a shumë për Tajlandën (70% nga 55%), Zvicrën (69% tani, 41% në mars), Korenë e Jugut (83% tani, 66% më parë) , Japoninë (79% tani, 54% më parë), Indinë (71% tani, 43% më parë) dhe Bullgarinë (41% tani, 27% më parë).
Sakrifikimi i të drejtave të njeriut
Kërcënimi në rritje ka ndikuar në gatishmërinë e të anketuarve për të sakrifikuar disa nga të drejtat civile nëse këto ndihmojnë për parandalimin e përhapjes së infeksionit. Ndërsa në anketimin e marsit 75% e të anketuar ishin të gatshëm të pranonin sakrifikimin e të drejtave të njeriut derisa të zhduket rreziku prek Covid-19, tani kjo përqindje është 80%.
Gatishmëria më e lartë vihet re në Pakistan (92%), Indi (91%), Tajlandë (91%), por edhe në Austri (86%), Gjermani (89%), Itali (85%) dhe Zvicër (86%).
Ndryshime të mëdha
41% e të anketuarve mendojnë se bota do të rikthehet pak a shumë në atë që ishte para krizës. Kurse 45% besojnë se në një botë do të ndodhin ndryshime të mëdha pas përfundimit të krizës së Coronës.
Fraksion.com