AktualitetPolitikëTë fundit

“Javën e ardhshme zgjerohet orari i daljes për pazar”; Rama: 4 maj lehtësohet lëvizja ndërqytetase me taksi

“Javën tjetër zgjerohet orari për pazar”, Rama jep lajmin e mirë: Më 4 maj nis hapja e bllokut të tretë të bizneKryeministri Edi Rama deklaroi sot se javën e ardhshme do të rritet orari i daljes në pazar, do të hapen edhe rrugët ndërqytetase për shërbimet taksi, për të lehtësuar sadopak njerëz që kanë nevojë të lëvizin nga një qytet në tjetrin.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë, Kryeministri Edi Rama tha se “nga e hëna, 4 maj, do ta lehtësojmë shumë lëvizjen ndërqytetase qoftë në këmbë, qoftë në makinë, madje pa e kufizuar vetëm tek makinat, që duan të shkojnë në punë”.

“Situata sot është goxha pozitive, por ju lutem të më kuptoni të gjithë se do të mbajmë mend disa gjëra të thjeshta. Kush është i mërzitur unë e kuptoj plotësisht, por nuk është nevoja të më besojë mua, thjesht të shikojë se ç’bëhet në vende rreth e rrotull nga Anglia, në Itali apo edhe në Amerikë”, – tha Rama.

“Armiku i padukshëm që po luftojmë nuk ikën, për faktin se ne mbyllemi brenda, po nuk doli vaksina, prandaj ne duhet të bashkëjetojmë me të. Kjo do të thotë se hapja do të jetë graduale, vigjilenca e secilit duhet të jetë maksimale dhe imponimi dhe vetimponimi i rregullave duhet të vazhdojë, përndryshe gjithçka që bëmë humbet çdo vlerë dhe kthehemi në pikën zero”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “e di që ju kanë lodhur, mërzitur e stresuar lejet, autorizimet, kufizimet, ndryshimet, por duhet të kuptoni të gjithë se kjo është një dhimbje koke për ju, është një dhimbje koke edhe për ne, edhe për mua që kam një përgjegjësi kaq të madhe, që t’ju mbroj nga e keqja më e madhe”.

 

Fraksion.com