AktualitetRajoniTë fundit

Itali; Bie ndjeshëm numri i të infektuarëve

Italia raportoi 534 viktima nga koronavirusi ditën e sotme, duke çuar numrin e vdekjeve në 24.648.

Megjithatë, numri i të infektuarëve nga virusi ra me 528 raste duke shkuar në 107.709 në total , rënia e parë e më e madhe që nga fillimi i shpërthimit.

Numri i të infektuarëve deri më tani, përfshirë viktimat dhe të mbijetuarit, shkoi në 183.957.

Italia ka qenë në mbyllje që nga 9 marsi, me vetëm disa biznese hapur të tilla si librari dhe disa fabrika. Izolimi pritet të përfundojë më 3 maj, dhe më pas kufizimet do të lehtësohen. Këtë e ka konfirmuar dhe guvernatori Giuseppe Conte i cili tha se një plan do të shpallet deri në fund të kësaj jave.

 

Fraksion.com