Gjykata holandeze ndryshon ligjin për vdekjet me asistencë
Doktorët në Holandë nuk do të ndiqen penalisht nëse u ndihmojnë pacientëve me demencë që ta përshpejtojnë procesin e vdekjes nëse ata janë pajtuar paraprakisht.
Në të kaluarën, pacientët është dashur që të konfirmojnë kërkesën e tyre.
Mirëpo të martën, Gjykata Supreme e Holandës ka marrë vendim që të mos veprohet më ashtu.
Ky vendim vjen pasi një mjeke është dërguar në gjykatë, meqë i ka ndihmuar në procesin e vdekjes një pacienti me sëmundjen e Alzheimerit, i cili paraprakisht kishte kërkuar me shkrim kryerjen e kësaj procedure.
Prokurorët kanë thënë se mjekja nuk është konsultuar në mënyrë të duhur me pacientin 74-vjeçar.
Mirëpo familja ka përkrahur vendimin e mjekes dhe ajo është shpallur e pafajshme një vit më parë.
Ky është një tjetër vendim shumë i rëndësishëm që ka marrë Holanda.
Ky shtet është kthyer në vendin e parë në botë që ka legalizuar procesin e dhënies së ineksionit vdekjeprurës më 2002.
Për të kryer këtë procedurë, pacientët duhet të përballen me “dhimbje të padurueshme” dhe të paktën dy mjekë duhet të pajtohen për kryerjen e kësaj procedure.
Fraksion.com