Falet tatimfitimi për biznesin e vogël, do paguajë sigurimet dhe TVSH-në
Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “tatimfitimi i të gjitha bizneseve të vogla në vitin 2020 është falur, por ama çfarë është paguar dhe do vazhdojë të paguhet janë sigurimet dhe TVSH-ja, këto do të vazhdojnë”.
Në një komunikim të drejtpërdrejtë, Kryeministri Rama tha se “sot ka shkuar në 52 mijë numri i atyre që kanë përfituar pagën e luftës dhe deri të premten kryhen edhe rreth 8 mijë verifikimet e fundit, plus dhe shqyrtimet e ankesave që mbyll transhin e parë të paketës së parë”.
“Shumë ndjesë për kohën e marrë, por ishte e domosdoshme dhe kështu për dy transhet e tjera nuk do të ketë më asnjë vonesë dhe problem në pritje, sepse do të kalojnë brenda ditës automatikisht, në afatet e përcaktuara”.
“Ndërkohë janë edhe 65 mijë individë që janë refuzuar dhe janë ankuar pse u refuzuan, por nuk hynin në paketën e parë, të cilëve do t’iu mbërrijë në e-mail-et përkatëse deri nesër konfirmimi se përfitojnë nga paketa e zgjeruar pikërisht sepse janë në ato kategori që mbulon paketa e zgjeruar me 40 mijë lekë”, – theksoi Rama.
Duke iu përgjigjur pyetjeve për disa pagesa të vogla në mars, Rama sqaroi se “tatimfitimi i të gjitha bizneseve të vogla në 2020 është falur, por ama çfarë është paguar dhe do vazhdojë të paguhet janë sigurimet dhe TVSH-ja, këto do të vazhdojnë”.
Fraksion.com