AktualitetTë fundit

BE dhuron 20 mijë teste kalibruese për COVID-19; Soreca: Jemi përkrah Shqipërisë

Bashkimi Europian i dhuroi Shqipërisë 20 mijë teste kalibruese në luftën kundër COVID-19.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera, bëri të ditur se ky dhurim ka ardhur pas kërkesave të bëra nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“BE dhuron teste kalibruese pas kërkesës nga Institutet e Shëndetit Publik në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Janë dërguar sot. Së bashku më të fortë”, shprehet Calavera.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca reagoi pas këtij lajmi duke theksuar se Bashkimi Europian do të qëndrojë gjithmonë pranë Shqipërisë.

Këto teste kalibruese theksoi Soreca, i vihen në dispozicion Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë.

“Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta. BE do të jetë përkrah Shqipërisë“, deklaroi Soreca.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com