Askush nuk fiton nga rënia në tregun e naftës
Çmimet e naftës shkuan ranë nën zero të hënën, si rezultat i pandemisë që i ka detyruar njerëzit të mbyllen në shtëpi dhe të ndalin aktivitete të rendësishme konsumi:
“Ka pasur rënie të plotë të kërkesës për naftë. Askush nuk nget makinën, askush nuk udhëton me avion. Ka ofertë të tepërt, askush nuk po e shfrytëzon këtë sasi nafte, thjesht mbahet në depozita. Por edhe kapaciteti depozitues nuk është i pafund. Aktualisht çmimi i naftës ka shkuar negative,” shpjegon Jim Burkhard, analist i naftës, shkruan VOA.
Analisti i sektorit të naftës, Jim Burkhard thotë se megjithëse konsumi ka rënë, në disa raste në zero, prodhimi vazhdon pasi aktiviteti në fushat naftëmbajtëse nuk mund të ndalet lehtë. Kjo ka krijuar një situatë të panjohur më parë:
“Kemi kaq shumë sasi e nuk kemi vend ku ta mbajmë. Tani po i paguajmë kompanitë e shitjes së karburantit që të vijnë ta marrin”.
Kjo bëri që Presidenti Trump të njoftonte mbrëmë planet e qeverisë federale për të blerë naftë për rezervat kombëtare:
“Po mbushim rezervat strategjike të naftës. Kemi në plan të blejmë deri në 75 milionë fuçi, do t’i mbushim fare. Për herë të parë në shumë kohë, rezervat do të mbushen dhe do ta marrim me çmimin e duhur,” tha presidenti.
Masat e izolimit social pritet të vazhojnë edhe për disa javë dhe analistët besojnë se goditja për tregun e naftës do të ndjehet thellë:
“Biznesi i karburantit po kalon një periudhë shumë, shumë të vështirë nga këto çmime të ulta. Kjo do të sjellë ulje investimesh dhe shkurtim të vendeve të punës, së paku për një periudhë,” parashikon analisti Burkhard.
Zakonisht konsumatorët entuziazmohen nga çmimet e ulta të karburantit, pasi sjellin udhëtimet me kosto të leverdisshme. Por në këtë situatë, rënia e çmimeve nuk vlen për askënd, thotë Burkhard:
“Eshtë e vështirë të shfrytëzosh rastin meqë kanë rënë çmimet e naftës, pasi askush nuk po nget makinën, pra nuk kanë si blejnë karburant. Askush nuk po del i fituar,” është analisti.
Fraksion.com