Nesër do të ketë shi meteorësh; Ja kur duhet të ngrini sytë në qiell
Ditën e nesërme do të ndodhë shiu i parë meteorik i pranverës i cili do të pëputhet edhe më një hënë të re.
Kjo shfaqje e përvitshme do të arrijë kulmin ditën e nesërme mund të shfaqen 10 deri në 15 meteorë në orë. Koha më e mirë për ta parë është në orët pas mesnatës dhe para agimit, njofton American Meteor Society.
Sipas orës lokale amerikane, do të ndodhë nga 04:00 – 05:00 të mëngjesit.
Ky do të jetë shiu i parë i meteorëve që prej fillimit të janarit, kështu që do të jetë më i butë në krahasim me të tjerët.
Për të parë këtë shfaqje duhet të gjeni një zonë të errët të në hemisferën veriore gjatë natës përfundimit të së martës dhe fillimit të së mërkurës.
Nëse jetoni në një zonë urbane, duhet të shkoni në një vend që nuk është i mbushur me dritat e qytetit që do të pengojnë pamjen tuaj.
Fraksion.com