AktualitetTë fundit

Mesazhi prekës nga Lombardia: Faleminderit vëllezër, kur të keni nevojë vijmë pa na thirrur

“Ju keni ardhur nga larg, nga tokat dhe vendet tuaja. Nga shtëpitë tuaja. Ju erdhët për ne. Zbritët nga avioni duke buzëqeshur, duke ngritur duart në shenjë fitoreje, duke shtrënguar me krenari flamurin tuaj kombëtar. Ju erdhët për ne. Me ndihmën tuaj, ju na dhatë frymë. Faleminderit, vëllezër!”.

Italia shpreh mirënjohjen për ata që iu gjendën në ditët më të vështira në pandeminë e koronavirusit. Me anë të një videomesazhi, rajoni i Lombardisë falënderoi të gjitha vendet që dërguan staf mjekësor, pajisje mbrojtëse për personelin shëndetësor dhe respiratorë. Një vend të veçantë në këtë video zë dhe kontributi i Shqipërisë.

Videomesazhi është shpërndarë nga kryetari i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, i cili përcolli falënderimet më të përzemërta edhe në emër të qytetarëve italianë.

Nën ngjyrat e rajonit të Lombardisë, falënderohen të gjitha shtetet që kontribuuan për Lombardinë.

 

 

Fraksion.com