AktualitetBota+Të fundit

Mbretëri e Bashkuar, rritet në 16.500 numri i vdekjeve nga COVID-19

Autoritetet shëndetësore britanike kanë njoftuar se numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar është rritur për 449, duke arritur në 16.509.

Departamenti i Shëndetësisë njoftoi se “386.044 persona të dyshuar janë testuar, prej të cilëve 124.743 kanë rezultuar pozitiv”.

“Deri në ora 17:00 më 19 prill, prej atyre që janë hospitalizuar në Mbretërinë e Bashkuar e që kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, fatkeqësisht 16.509 kanë vdekur”, thuhet në kumtesë.

Në konferencën e sotme për media, kancelari Rishi Sunak njoftoi një pako prej 1.25 miliardë paundësh britanikë për të mbrojtur kompanitë inovatore britanike gjatë përhapjes së koronavirusit.

Pakoja përfshin një fond investues prej 500 milionë paundësh për kompanitë me rritje të shpejtë të ndikuara nga kriza, si dhe 750 milionë paundë grande dhe kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që përqendrohen në kërkimin dhe zhvillimin.

Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i kryeministrit britanik tha se Boris Johnson vazhdon me rimëkëmbjen e tij dhe nuk po kryen punët qeveritare, por se mbetet i informuar për situatën.

Zëdhënësi gjithashtu tha se prioriteti kryesor i qeverisë është shmangia e një kulmi të dytë.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, numri i të infektuarve nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 2.4 milionë, me rreth 167 mijë të vdekur dhe rreth 636 të shëruar.

 

Fraksion.com