Maskat standard i jetës të përditshme
Sipas një studimi të fundit frika nga infeksioni me virusin Corona në Gjermani ka rënë ndjeshëm. Prandaj lande të ndryshme zbutjen e masave kufizuese, po e shoqërojnë me detyrimin për mbajtjen e maskave.
Më pak frikë nga Corona
Por sipas një studimi të bërë nga Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut (BfR) në Gjermani frika nga infeksioni me virusin Corona kohët e fundit ka rënë ndjeshëm. Sipas “BfR Corona Monitor” përqindja e të anketuarve që kanë frikë nga një infeksion i mundshëm ra këtë javë në 26 përqind. Javën e kaluar ajo ishte 40 përqind.
Sidomos të rinjtë mendojnë se rreziku i virusit të ri për shëndetin nuk është dhe aq i madh, tha presidenti i BfR Andreas Hensel. Për këtë arsye edhe mirëkuptimi për masat kufizuese, si kufizimi i daljes në mjedise publike ose mbyllja e dyqaneve gjithashtu ka rënë.
Maska me detyrim në mjetet e transportit publik
Për këtë arsye edhe lande të ndryshme të Gjermanisë zbutjen e masave kufizuese, po e shoqërojnë me detyrimin për mbajtjen e maskave, kur qytetarët përdorin mjetet e transportit publik. Landi Mecklenburg-Vorpommern ndoqi shembullin e Saksonisë edhe përdoruesit e tramvajeve, metrove, autobusëve ose taksive në këto lande janë të detyruar të mbajnë maska që mbulojnë gojën dhe hundën, ose si alternativë mbrojtje mund të mbajnë edhe shall. Sa u përket blerjeve në dyqanet me pakicë mbajtja e maskave rekomandohet me forcë, por nuk është e detyrueshme./dw
Fraksion.com