AktualitetBota+Të fundit

Koronavirusi, Trump: Duam të hyjmë në Kinë, të shohim se çfarë po ndodh

Një ditë pasi Donald Trump paralajmëroi Pekinin për pasojat që e presin, nëse me vetëdije është përgjegjës për përhapjen e COVID-19, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është shprehur se SHBA dëshiron të dërgojë një ekip ekspertësh në Kinë për të hetuar koronavirusin.

Të dielën, gjatë konferencës së tij të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ai nuk është i lumtur me Kinën, me sjelljen e saj per koronavirusin.

“Ne folëm me ata shumë kohë më parë për të hyrë brenda. Duam të hyjmë. Ne duam të shohim se çfarë po ndodh. Dhe nuk ishim të ftuar”, tha ai.

“Unë isha shumë i lumtur me marrëveshjen (tregtinë) (me Kinën), shumë të lumtur me gjithçka dhe më pas mësuam për  këtë e nuk jam i lumtur”, u shpreh Trump.

SH.B.A. ka nisur një hetim nëse virusi vdekjeprurës “shpërtheu” nga Instituti Wuhan i Virologjisë. Ai ka shprehur vazhdimisht zhgënjime për reagimet e Kinës ndaj sëmundjes së koronavirusit, duke pretenduar mostransparencë dhe mosbashkëpunim fillestar nga Pekini me Uashingtonin për trajtimin e krizës.

“Bazuar në një hetim, ne duhet që të zbulojmë”, tha Trump.

 

Fraksion.com