AktualitetEkonomiTë fundit

I falen taksa biznesit të vogë; Biznesit të madh i shtyhen

Qeveria shton masat në mbështetje të biznesit në kushte e  situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “të gjitha bizneset e vogla nuk do të paguajnë taksa deri në fund të këtij viti”.

Kryeministri tha se, për bizneset e mëdha një pjesë e tyre do t’u shtyhen taksat, përjashto ato që janë përjashtuar dhe nuk ka nevojë t’u shtyjmë asgjë, një pjesë do t’i shtyjmë deri në fund të muajit shtator.

“Turizmi, fasoneria, call center dhe disa biznese të tjera që janë përcaktuar qartë në vendimmarrjet tona do t’i shlyejnë taksat deri në datën 31 dhjetor. Pra këto biznese do të fillojnë t’i shlyejnë taksat në mënyrë proporcione, duke  filluar nga viti i ardhshëm”, tha Rama.

“Ndërsa biznesit të vogël i falen të gjitha taksat për këtë vit dhe nuk kanë punë fare, pasi nuk do t’u kërkojë asnjeri këtë vit. Me hapjet që po bëjmë, me taksat që po falim nuk do të dalin keq, mbase do të dalin më mirë se të tjerët dhe e meritojnë se janë më të vegjël dhe më të dobët se të tjerët”,  tha Rama.

 

Fraksion.com