AktualitetBota+Të fundit

Francë, rritet në 20.265 numri i të vdekurve nga COVID-19

Franca ka raportuar 547 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 20.265 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi në vend.

Ajo regjistroi të hënën mbi 20,000 viktima nga koronavirusi, duke u bërë vendi i katërt në botë që e kalon këtë prag, pas Italisë, Spanjës dhe Shteteve të Bashkuara.

Shifrat zyrtare, megjithatë, tregojnë se numri i pacientëve nën kujdes intensiv ka rënë për të dymbëdhjetën ditë me radhë.

Udhëheqësi i Institutit të Shëndetit Publik në Francë, Jerome Salomon, tha se viktimat nga koronavirusi janë rritur për 2.8 për qind, në 20,265, krahasuar me rritjen për 2.0 për qind, të dielën.

“Vendi ynë e kaloi një prag që është simbolik dhe i dhimbshëm”, tha Salomon.

Javën e kaluar, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka zgjatur masat e izolimit atje deri më 11 maj, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në një adresim televiziv, Macron ka thënë se kufizimet aktuale e kanë ngadalësuar koronavirusin, por nuk e kanë mundur atë.

Fraksion.com