Turqi, rritet në 2.017 numri i vdekjeve nga COVID-19
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka konfirmuar 127 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend nga ky virus rritet në 2.017, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në llogarinë e tij në twitter, Koca po ashtu njoftoi për 3.977 të infektuar të ri, duke e çuar në 86.306 numrin e rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend.
Ministri turk po ashtu njoftoi se numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi në Turqi është rritur në 11.976, me 1.523 të shëruar në 24 orët e fundit.
Ai po ashtu njoftoi se që nga shpërthimi i koronavirusit në Turqia janë kryer 634.277 teste të dyshuara për COVID-19.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të prekurve nga ky virus ka tejkaluar shifrën 2.3 milionë, me rreth 162 mijë të vdekur dhe rreth 605 mijë të shëruar.
Frraksion.com