AktualitetBota+Të fundit

Trump: Koronavirusi ka arritur kulmin në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump tha se koronavirusi ka arritur kulmin në Shtetet e Bashkuara. Presidenti njoftoi se disa shtete do të fillojnë të rihapen, ndërkohë që prostestuesit dolën nëpër rrugë duke kërkuar lehtësimin e kufizimeve, të cilat ata thane se janë tepër të rrepta.

Presidenti Trump tha në konferencën e përditshme për shtyp për koronavirusin, se ka shenja të mira se virusi ka arritur kulmin.

“Shtetet e Bashkuara ka pasur rezultate jashtëzakonisht më pozitive se çdo vend tjetër me përjashtim ndoshta të Gjermanisë dhe mendoj se ne jemi në të njëjtin nivel, jemi më mirë”, tha ai.

Zoti Trump tha se disa guvernatorë nga të dyja partitë do të fillojnë të rihapin gradualisht shtetet e tyre.

“Teksasi dhe Vermonti do të lejojnë hapjen e disa bizneseve të hënën, por duke i ruajtur masat për distancën e nevojshme fizike”, tha ai.

Presidenti do që shtetet të lehtësojnë kufizimet që kanë si synim të kontrollojnë përhapjen e koronavirusit, megjithëse ekspertët kanë paralajmëruar se një rihapje e nxituar mund të sjellë pasoja katastrofike.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur qytetarë në disa shtete amerikane, protestuan duke kërkuat zbutjen e masave të rrepta për koronavirusin.

Qindra vetë u mblodhën në Austin, në Kapitolin e shtetit të Teksasit, megjithëse guvernatori i shtetit ka thënë se lehtësimi do të fillojë këtë javë. Protestues u mblodhën edhe në Indiana ku guvernatori tha se do të shtyhen deri në 1 maj masat e kufizimit. Pamje të ngjashme u panë edhe në shtete të tjera.

Presidenti Trump u ka dalë në mbrojtje atyre duke thënë se po shprehin pikëpamjet e tyre. Ai paraqiti këtë javë një udhërrëfyes me tre faza për lehtësimin e kufizimeve, duke filluar me shtetet që kanë pasur rënie të rasteve me koronavirus.

 

Fraksion.com