Tronditet Parisi; Bashkia zbulon kontaminim të ujit me COVID-19
Parisi është tronditur sot pasi bashkia e qytetit bëri një informim publik duke pohuar se janë gjetur gjurmë koronavirusi tek uji i rrjetit metropolitan.
Agjencia italiane e lajmeve Ansa publikoi raportin që ka përftuar bashkia pariziene: Në 4 nga 27 pikat e rrjetit të ujësjellësit të Parisit janë gjetur gjurmë koronavirusi. Lajmin e raportuan gjerësisht sot mediat franceze, ashtu si Le Monde.
Në këto kushte bashkia njoftoi mbylljen e rrjetit të ujit. Nënkryetarja e bashkisë Paris, Célia Blauel njoftoi mbylljen e rrjetit dhe tha se nuk bëhet fjalë për ujin e pijshëm, por ujin për përdorime të tjera në Paris.
Bashkia pranoi se koronavirusi u gjet në rrjetin hidrik që përdoret për larjen dhe pastrimin e rrugëve, ujin e parqeve dhe lulishteve, shatërvanëve, etj., raporton Agence France-Presse (AFP).
Bashkia thotë se nuk ka rrezik për popullatën megjithatë ndërmori masën e mbylljes së këtij rrjeti si një masë parandaluese, siç u shpreh ajo.
Raportohet se natën e 18 prilliy analizat e mostrave të ujit nga 27 pika të Parisit, u dërguan në laborator për analizim, por nuk bëhet e ditur përse u bë kjo përderisa deri sot askush nuk kishte thënë se koronavirusi mund të qëndrojë dhe në ujë.
Pas analizave, sot më 19 prill rezultoi se 4 nga pikat e rrjetit hidrik ishin të kontaminuara nga koronavirusi.
Sakaq, uji i pijshëm që bashkia Paris tha se varet nga një rrjet tjetër hidrik, i pavarur nga i pari, sipas bashkisë mund të pihet pasi nuk paraqet rrezik për popullatën.
Fraksion.com