Spanjë, shënohet numri më i ulët i vdekjeve nga COVID-19 në 5 javët e fundit
Me 410 vdekje të reja në 24 orët e fundit në Spanjë është rritur në 20.453 numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19). Me këtë shënohet numri më i ulët i vdekjeve në 5 javët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë së Spanjës ka përditësuar numrin e vdekjeve dhe të rasteve lidhur me pandeminë COVID-19 në vend.
Dje u regjistruan 585 vdekje ndërsa sot 410. Kjo shifër është shënuar si numri më i ulët në 5 javët e fundit, pas shifrës prej 394 vdekjeve më 22 mars.
Rritja më e lartë në numrin e të vdekurve nga COVID-19 në Spanjë ishte shënuar më 2 prill kur pati 950 vdekje.
Ministia njoftoi se deri më tani në vend për shkak të pandemisë numri i vdekjeve është rritur në 20.453 ndërsa numri i rasteve me 4.218 rastet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 195.944.
Gjithashtu edhe numri i personave që janë shëruar nga koronavirusi me 2.695 në 24 orët e fundit është rritur në 77.357.
Qeveritë e disa administratave autonome në Spanjë të tilla si Madridi dhe Katalonja, duke marrë për bazë regjistrimet e morteve dhe rasteve të dyshimta, japin një numër më të madh të vdekjeve nga virusi.
Në luftën kundër COVID-19, Spanja zbaton masën e gjendjes së jashtëzakonshme që nga 14 marsi. Lidhur me këto masa kryeministri, Pedro Sanchez në një deklaratë mbrëmë tha se kjo situatë duke u liruar në disa fusha sociale dhe ekonomike, do të zgjatet deri më 9 maj.
Fraksion.com