SHBA, rritet në 39.095 numri i të vdekurve nga COVID-19
SHBA ka konfirmuar 2.009 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 39.095 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend.
Universiteti amerikan John Hopkins ka njoftuar se në SHBA janë raportuar 2.009 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 39.095.
Shifrat e universitetit po ashtu theksojnë se numri i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi ka shkuar në 735.336.
Në SHBA deri më tani 66.854 pacientë, të testuar më herët pozitiv, janë shëruar nga ky virus.
New York-u është shteti më i prekur nga pandemia në SHBA, me 13.157 vdekje dhe 242.570 raste të raportuara deri më tani.
SHBA vazhdon të kryesojë me numrim më të madh të rasteve të konfirmuara dhe viktimave nga ky virus në botë, duke u ndjekur nga Spanja dhe Italia.
Me 23.227 viktima Italia renditet e dyta për nga numri i vdekjeve, ndërsa me 195.944 raste të konfirmuara Spanja renditet e dyta për nga numri i të infektuarve.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të prekurve nga ky virus ka tejkaluar shifrën 2.3 milionë, me rreth 162 mijë të vdekur dhe rreth 605 mijë të shëruar.
Fraksion.com