Riatdhesimi i shqiptarëve; Mbërrijnë në Rinas 134 persona nga Milano
Ka vijuar edhe sot operacioni i qeverisë për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufijve për të frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19.
Operacioni i riatdhesimit sot ka vijuar pas Romës dhe Stambollit me një avion me 134 shqiptarë të bllokuar në Milani, sërish në Itali.
Tashmë numri total i të riatdhesuarve ka shkuar në 390 pas atyre të Romës të shtunën teksa të martën e ka radhën Frankfurti, Gjermani.
Të gjithë personat e kthyer do të karantinohen për një periudhë 14-ditore në Durrës, në hotelet që kanë rezervuar dhe që janë vendosur në dispozicion nga qeveria shqiptare, teksa do të kenë dhe Wi- Fi falas.
Fraksion.com