AktualitetRajoniTë fundit

COVID-19; Italia shënon 433 viktima në 24 orët e fundit

Italia konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 433 persona nga koronavirusi.

Shifra e sotme tregon se janë 49 jetë të humbura më pak se një ditë më parë.

Pas shifrave të fundit, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 23.660.

Sa i përket rasteve të reja të infektimit, njoftohet se janë 3 mijë e 47 persona.

Shifra optimiste vijnë edhe nga të shëruarit ku 2,128 persona e kanë hedhur pas koronavirusin, duke e çuar numrin total në 47.055.

Italia është shteti europian që ka pasur më shumë viktima nga koronavirusi

 

Fraksion.com