AktualitetKosovaTë fundit

Kosovë: Edhe 30 raste të reja me koronavirus; Shkon në 510 numri i të prekurve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të shtunën se ka konfirmuar edhe 30 raste të reja me koronavirus.

Në njoftimin e lëshuar për media, IKSHPK tha se ka testuar gjithsej 242 mostra të marra nga Klinika Infektive, nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, si dhe nga karantina në Qendrën Studentore.

“Rastet pozitive janë raste kontakti”, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja po ashtu bëri të ditur se të shtunën janë shëruar nëntë pacientë, duke e çuar në 93 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me shifrat e fundit, numri total i të infektuarve në Kosovë arrin në 510.

Dymbëdhjetë pacientë kanë humbur jetën.

 

Fraksion.com