AktualitetBota+Të fundit

COVID-19; Rastet e konfirmuara në botë tejkalojnë shifrën 2.3 milionë

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 2.3 milionë.

Të dhënat nga universiteti po ashtu tregojnë se numri global i vdekjeve ka arritur në 158.422, ndërsa numri i të shëruarve në 589.576.

Gjithsej 2.300.874 të infektuar janë regjistruar në të gjithë botën, ndërkohë që SHBA vazhdon të jetë vendi më i prekur me numrin më të madh të infektimeve dhe vdekjeve, përkatësisht me 694.296 raste të konfirmuara dhe 31.456 vdekje.

Përderisa Italia renditet e dyta për nga numri i vdekjeve me gjithsej 23.227 viktima, Spanja renditet e dyta për nga numri i rasteve të konfirmuara me gjithsej 191.726 raste.

Kina, vendi ku koronavirusi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar, ka raportuar 4.636 vdekje dhe 83.787 raste, megjithëse këto shifra kanë ngritur një pikëpyetje brenda dhe jashtë Kinës.

 

Fraksion.com