COVID-19; Ndërron jetë një pacient i shtruar tek Infektivi
Një pacient me COVID-19 ka humbur jetën si pasojë e një hemorragjie cerebrale. Pacienti ishte nga Shkodra dhe ishte dërguar në Spitalin Infektiv për shkak të problemeve shëndetësore. Sipas burimeve pacienti ka pësuar hemorragji cerebrale dhe për pasojë ka humbur jetën.
Arsyeja e vdekjes së pacientit nga Shkodra nuk ka qenë për shkak të COVID-19.
69-vjeçari ishte prej 13 vitesh me tumor në kokë dhe kishte kryer 3 ndërhyrje. Kishte hemorragji cerebrale dhe ishte në gjendje të rëndë në koma.
Sipas spitalit infektiv, 69-vjeçari nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, pasi ishte bartës i virusit, por pa shenja të sëmundjes, (asimptomatik) dhe ka ndërruar jetë si pasojë e hemorragjisë cerebrale.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare.
Aktualisht në Shkodër numërohen 94 pacientë të prekur me COVID-19.
Fraksion.com