COVID-19 boshatis kishat; Janullatos: S’duhet të lejojmë që virusi të na gjunjëzojë, do fitojë solidariteti mbarënjerëzor
Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve.
Këto Pashkë, ndryshme nga vitet e tjera, zhvillohen me kisha të boshatisur për shkak të COVID-19, ku besimtarët do i ndjekin ritet nga televizori duke i kryer ata në shtëpitë e tyre.
Një situatë e tillë nuk ndodh që nga koha e rënies së diktaturës komuniste dhe sot për shkak të virusit të rrezikshëm besimtarët nuk do jenë të pranishëm as në kishë dhe as në rrugë.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos zhvilloi meshën në Katedralen Orthodhokse ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë.
Ai tha se nuk duhet të lejojmë që COVID-19 të na gjunjëzojmë, nuk duhet të izolohemi, por të mbështesim njëri tjetrin me fjalë dhe veprime të thjeshta.
Gjatë mesazhit të tij, Janullatos tha se kjo luftë fitohet me solidaritetin mbarënjerëzor, ndërsa në vend të dritës së qirinjve këtë vit le të shpërndajmë dritën e shpresës.
“Krishti u Ngjall, Pashkë të Bardha! Kur dyert ishin të mbyllur Jezui iu shfaq nxënëseve dhe iu largoi frikën dhe ju dha paqen duke i bërë dëshmitarë të ngjalljes së tij. Frika është një këshillues e keqe e njeriut duke na ulur rezistencë dhe kreativtiten, friken e shkaktojnë shkaqe të ndryshme, konflikte e armatosura, katastrofat natyrore dhe pandemisë si ajo e COVID-19 që ka pushtuar mbarë njerëzimin, por dhe vetë dobësitë tona.
Frika kulmon kur njeriu ndodhet përpara vdekjes. Shpirti i shenjtë frymëzon të gjithë nxënësit e tij për paqe dhe dashuri. Ai që ka frikë perëndinë nuk frikësohet nga askush dhe nga asgjë. Kjo nuk ka asnjë lidhje me optimizmin abstrakt por mbështetet në besimin në perëndi që na udhëheq gjatë përditshmërisë sonë. Ne nuk duhet të lejojmë që COVID-19 të na gjunjëzojmë, nuk duhet të izolohemi, por të mbështesim njëri tjetrin me fjalë dhe veprime të thjeshta. Nuk duhet të kufizohemi vetëm duke mbështetur familjen tone , por ta zgjerojmë edhe te miqtë si afër dhe larg nesh. të shmangim sindromën e frikës që është rreh nesh dhe nuk po kontrollet le të na mbështesë perëndia.
Kjo lufte fitohet me solidaritetin mbarënjerëzor dhe nëse rrojmë dhe nëse vdesim , të zotit jemi. Frikë nuk ka në dashuri, por dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën. Sivjet le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mos pasjes frikë në mungesë të dritës nga një llambadarë tek tjetri”, tha Janullatos.
Fraksion.com