Aksidentohet makina me 4 pacientë në Elbasan
Ishin nisur për të bërë dializën në spital, përfshihet në aksident 4 persona nga Elbasani.
Ngjarja ndodhi në Labinot Fushë, 8 km larg Elbasanit.
Sipas BalkanWeb katër personat po udhëtonin në një njëjtin mjet, drejt Qendrës Spitalore “Dr.Xhaferr Kongoli” në qytetin e Elbasanit. Por, në rrethana ende të paqarta, mjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga e më pas u përmbys.
Burime jo zyrtare bënë me dije se për fat të mirë gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital, ndërsa një prej tyre, ( një grua) ndodhet në reanmacion, ndërkohë që të tjerët do t’i nënshtrohen dializës.
Aktualisht policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Fraksion.com